Protesta masive sot në të gjithë Francën, gjysmë milioni njerëz pritet të dalin në rrugë, policia në gatishmëri!
Një valë e re demonstratash masive pritet në Francë sot, një javë pas protestave të shoqëruara me përleshje, plaçkitje dhe shkatërrime pronash në disa qytete. Sipas vlerësimit të dhënë në raportin e shërbimeve të inteligjencës territoriale, midis 400,000 dhe 500,000 njerëz mund të marrin pjesë në tubimet në të gjithë vendin. Shërbimet e sigurisë paralajmërojnë për mundësinë e incidenteve të reja , duke përfshirë sulme ndaj objekteve publike dhe simboleve shtetërore, si dhe grabitje dyqanesh. Autoritetet franceze kanë rritur masat e sigurisë dhe në disa qytete kanë kufizuar ose ndaluar tubimet. Siç raportohet nga RTL, Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se protestat e organizuara nga sindikatat do të lejohen, ndërsa tubimet e tjera do të ndalohen aty ku autoritetet e konsiderojnë të mundur dhe të nevojshme....
Burimi:
javanews.al