Protesta masive në Prishtinë/ Qytetarët në përkrahje të UÇK-së, zbulojnë katër kërkesat
Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pas vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Protesta zgjati rreth 40 minuta dhe organizatorët artikuluan katër kërkesa: ndryshimin dhe shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, mbështetje të pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, si dhe angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë në proceset e tyre të mbrojtjes. Gjatë protestës pati edhe deklarata të forta kundër vendimit të Speciales. Një prej protestueseve e cilësoi situatën si një moment zhgënjimi për qytetarët e Kosovës, duke argumentuar se vendimi ka prekur atë që ajo e përshkroi si idealin e luftës për liri....
Burimi:
ntv.al