Protesta kundër Ramës në Vlorë, shoqërohet një prej organizatorëve (EMRI)
FOTO Vlorë- Situata është tensionuar pasditen e sotme në Vlorë, teksa pritej zhvillimi i një proteste pranë Pallatit të Kulturës, ku kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim me anëtarë të Partisë Socialiste dhe qytetarë të Vlorës. Efektivet e policise kan shoqëruar Baki Goxhajn, i cili bëhet me dije se ishte një prej personave që kishte marrë përsipër organizimin e tubimit. Goxhaj ndodhej së bashku me disa qytetarë të tjerë në afërsi të Pallatit të Kulturës. Sipas informacioneve, ata kishin qëndruar në zonë dhe po prisnin përfundimin e takimit për të zhvilluar protestën. Tubimi ishte planifikuar si kundërshtim ndaj disa zhvillimeve që kanë shkaktuar debate në qytet. Mes çështjeve të ngritura nga protestuesit ishin situata në Zvërnec, çështja e Muzeut Hebre, si edhe Reforma Territoriale./ZËRI
Burimi:
zeri.ai