Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Aulon Kalaja, kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, denoncoi rastin e një vajze të cilën e kanë akuzuar për djegien e Komisariatit nr.3, në një kohë që sipas tij, komisariati nuk ishte djegur. Kalaja: Kjo vajzë, e cila mund të ishte motra jote, është dhunuar brenda komisariatit nr. 3. Unë nuk e kam verifikuar rastin sepse më ka shkruar edhe emrin e personit që e ka rrahur, por kjo është çuar në gjykatë. Kjo zonjë akuzohet se ka djegur komisariatin. Kjo dhe një vajzë tjetër. Dy vajza akuzohen se kanë djegur komisariatin 3. Basha: Çfarë problemi ka këtu? Kalaja: Është dërguar në gjykatë për djegien e komisariatit nr.3 në një orë që nuk ishte djegur komisariati. Ishte orari paradites, ndërkohë sulmi mbi komisariat...