“Protesta instrument demokratik, por jo dhuna”- Ish-zv/kryeministri i Kosovës: Shqipëria të mos kthehet në ‘poligon’ të ambicieve të huaja, nëse cenohet…

“Protesta instrument demokratik, por jo dhuna”- Ish-zv/kryeministri i Kosovës: Shqipëria të mos kthehet në ‘poligon’ të ambicieve të huaja, nëse cenohet…

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, tha në Ballkan Update se Shqipëria duhet të reflektojë për zhvillimet politike dhe të mos lejojë që protestat e dhunshme të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Abazi theksoi se protesta është një instrument demokratik, por dhuna nuk mund të jetë pjesë e saj. Sipas tij, në situata kaosi krijohen mundësi për ndërhyrje nga aktorë të ndryshëm, ndërsa paralajmëroi se ka interesa që Shqipëria të mbetet në tranzicion dhe në krizë. “Të gjithë duhet të jemi të realizuar që të realizohet objektivi i të qenurit pjesë e familjes europiane. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe çfarëdo lloj cenimi i sigurisë nuk do të jetë vetëm problem i Shqipërisë. Protesta është instrument demokratik, por jo dhuna. Në këtë nivel kaosi u...