Protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Ta çlirojmë Shqipërinë nga banda e hajdutëve të Ramës
Protesta qytetare kundër qeverisë vijon sot me ditën e 121-të, ndërsa qytetarët dhe aktivistët pritet të mblidhen sërish në Tiranë, një ditë pas protestës së 120-të, e cila u shoqërua me fjalime, pankarta, flakadanë dhe marshim në rrugët e kryeqytetit. Protesta e së dielës nisi me grumbullimin e qytetarëve dhe vijoi me fjalime pranë Kryeministrisë. Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me flamuj, pankarta dhe flakadanë. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën”, “Revolucion”, “Studentë bashkohuni, kombi na thërret” dhe “Poshtë narkoshteti”. Një prej mesazheve të përsëritura gjatë protestës ishte edhe “Shqipëria nuk shitet”, ndërsa protestuesit kërkuan pjesëmarrje më të madhe të të rinjve, me thirrjen “Pa rini nuk ka...
Burimi:
gijotina.com