Protesta e studentëve/ Pedagogët shpallin bojkotin e mësimit në universitetet publike

Protesta e studentëve/ Pedagogët shpallin bojkotin e mësimit në universitetet publike

pamje nga protesta (20 tetor) TIRANË-Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka nisur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të vendit, në solidaritet me studentët dhe nxënësit që protestojnë. Bojkoti nis nga sot dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë, ndërsa pedagogët, sikurse ditën e djeshme, do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik. Në njoftimin zyrtar, sindikata shprehet se studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, sigurinë e jetës dhe pronës, si dhe llogaridhënien. Sipas saj, përgjigjja ndaj kërkesave të tyre ka qenë heshtja dhe, që prej 13 tetorit, edhe dhuna. Rikthimi në auditor do të jetë, pasi studentët të marrin përgjigjen që meritojnë, thuhet në njoftim. “Arsyet e...