Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, duke folur për protestën ‘Flamingo’, tha se duhen ndarë kërkesat legjitime të qytetarëve nga ato për ndalimin e investimeve të huaja, në rastin konkret për atë të Zvërnecit. Komentet Bido i bëri në emisionin ‘Repolitix’, ku tha se kërkesa për ndalimin e investimit, ishte një kërkesë tipike komuniste anti-kapitaliste. Sipas Bidos, Shqipëria nuk duhet të kthehet në një ‘The Green State’, për shkak sepse sipas tij, disa influencera apo Organizata Jo-Fitimprurëse dalin dhe pozojnë në zona si Zvërneci, me qëllim për të marrë disa ndjekës më shumë në rrjetet sociale. “Protesta e qershorit, që ka qenë një protestë e madhe, në të cilën patjetër që ka pasur nevojë për reflektim dhe ky reflektim ka ndodhur dhe hajde diskutojmë që...