Protesta e 110-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Rama, jepe dorëheqjen!
Ka nisur marshimi i qytetarëve në ditën e 110-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Grumbullimi i protestuesve është bërë në sheshin “Skënderbej”, nga ku qytetarët janë nisur në marshim drejt Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqjen e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama. “Rama, jep dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve. Protestuesit vijojnë marshimin, ndërsa protesta e 110-të shënon vijimin e aksionit kundër qeverisë. Qytetarët pritet të ndalen përpara Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën dhe fjalimet e tyre kundër qeverisë Rama.
Burimi:
syri.net