Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku takohet me një të ri në Kryeministri. Në videon e publikuar, Rama shfaq mesazhin e marrë nga i riu, ndërsa e pret në zyrën e tij. “Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, por me zemrën në vendin e duhur…”, shkruan përkrah videos kreu i qeverisë. Ai gjithashtu shtoi se rëndësi ka që takimi po bëhet me paqe dhe jo me gurë e zjarr, duke iu referuar protestave të ditëve të fundit nga studentët. Rama: Një njeri që do të më takojë për qejf. I riu: Disa nuk janë dakord, por… Rama: Demokraci është kjo. Mjafton që të jetë me paqe dhe me buzëqeshje, jo me gurë dhe zjarr. Do jemi në kontakt...
Burimi:
javanews.al