Prostitucion me “rezervim” online/ Policia godet rrjetin në Tiranë, në pranga 4 persona
Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, mes tyre tre shtetase të huaja dhe një shtetas shqiptar, të dyshuar për përfshirje në veprimtari prostitucioni në apartamente të marra me qira ditore. Operacioni është zhvilluar në kuadër të fazës së dytë të operacionit të koduar “Last Post”, pas hetimeve për raste të dyshuara të prostitucionit të reklamuar përmes rrjeteve sociale. Sipas policisë, në pranga kanë rënë dy shtetase vietnameze, një shtetase braziliane dhe një shtetas shqiptar. Ky i fundit dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion njërën prej shtetaseve vietnameze. Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar edhe katër telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për reklamimin e veprimtarisë në rrjetet sociale. Sipas hetimeve, shtetaset e huaja dyshohet se kishin marrë me qira ditore apartamente në rrugët “Xhoxhi...
Burimi:
ntv.al