Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”
Komisioni Artistik-Kulturor i Bashkisë së Tiranës ka miratuar propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për shpalljen “Qytetar Nderi” të Tiranës të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Propozimi nga komisioni i titujve me kryetar, historianin Pëllumb Xhufi vjen në një moment të ndjeshëm për katër ish-drejtuesit e UÇK-së. Propozimi i Veliajt u miratua unanimisht. Siç është shprehur Kryetari Veliaj: “Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, por kryeqendra e shqiptarisë.” Pas miratimit nga Komisioni Artistik-Kulturor, propozimi vijon procedurat institucionale për shqyrtim nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.Motivacionet për drejtuesit e UÇK-së:Hashim Thaçi Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë...
Burimi:
javanews.al