Pronat shtetërore, rregulla të reja për bregdetin dhe burimet natyrore

Pronat shtetërore, rregulla të reja për bregdetin dhe burimet natyrore

Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për pronat e paluajtshme të Shtetit në Republikën e Shqipërisë”, i cili synon të unifikojë mënyrën e administrimit, regjistrimit dhe përdorimit të pasurive shtetërore. Sipas draftit, vija bregdetare, bregu i detit, plazhet, ujërat territoriale, si dhe brigjet dhe shtretërit e lumenjve, liqeneve, lagunave e rezervuarëve do të mbeten prona publike të patjetërsueshme. Këto pasuri nuk mund të kalojnë në pronësi private dhe nuk mund të fitohen përmes parashkrimit. Ndërkohë, pronat shtetërore jopublike, si tokat bujqësore, trojet dhe ndërtesat, do të trajtohen sipas rregullave të Kodit Civil. Disponimi i tyre do të bëhet kryesisht përmes procedurave konkurruese, si ankandi, qiraja, shkëmbimi dhe enfiteoza. Një tjetër parashikim lidhet me zhvillimin e territorit, ku prona shtetërore mund të kalojë...