Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Dy apartamente të konfiskuara janë kthyer në një hapësirë sociale në shërbim të grave dhe vajzave viktima të dhunës, si dhe fëmijëve të tyre, përmes ngritjes së Qendrës së Emergjencës të prezantuar sot në Tiranë. Qendra është realizuar nga Qendra Shqiptare për Impakt Social (SICA), me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe The Nando & Elsa Peretti Foundation, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse shtetërore. AAPSK ka mbështetur konkretisht këtë nismë duke i dhënë SICA-s në huapërdorje dy apartamente të konfiskuara. Pasuritë janë vënë në funksion të krijimit të një qendre që ofron strehim emergjent dhe shërbime mbështetëse për viktimat e dhunës. Gjatë ceremonisë, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, theksoi se përdorimi social i pasurive të konfiskuara...