Prokuroria Speciale paralajmëron konferencë me aktakuzë për krime lufte në Prekaz
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot, më 4 shtator, do të mbajë konferencë për media lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt. Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, konferenca do të mbahet në ambientet e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Konferenca është paralajmëruar të nisë në ora 13:30, në katin e VI-të të objektit të Prokurorisë Speciale. Në këtë konferencë pritet të bëhen të ditura detaje lidhur me aktakuzën për krimet e luftës të kryera në lagjen e Jasharajve në Prekaz. /Telegrafi/
Burimi:
kohajone.com