Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi regjistron dy dosje ndaj kreut të BIA dhe ministrit të Drejtësisë!

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi regjistron dy dosje ndaj kreut të BIA dhe ministrit të Drejtësisë!

Prokuroria Publike e Serbisë për Krimin e Organizuar njoftoi sot, më 5 nëntor, se ka regjistruar dy çështje pas kallëzimeve penale të paraqitura nga avokati Ivan Ninić, të cilat lidhen me dyshime për kryerjen e veprave penale kundër të drejtave zgjedhore. Sipas njoftimit zyrtar, veprimet e prokurorisë janë ndërmarrë në zbatim të udhëzimit të përgjithshëm të detyrueshëm të Prokurorisë së Lartë Publike, të datës 20 tetor 2026, që përcakton mënyrën e veprimit të prokurorëve gjatë procedurave paraprake hetimore dhe penale për veprat që cenojnë të drejtat zgjedhore. Sipas mediave serbe, çështja e parë lidhet me drejtorin e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Vladimir Orlić, si dhe disa punonjës të tjerë të këtij institucioni. Ata janë kallëzuar për dyshime mbi shpërdorim të detyrës zyrtare, shkelje...