Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni
Prokuroria e Beratit ka kërkuar 21 vite burg në total për dy persona: R.L. dhe E.V., të akuzuar për shfrytëzimin e prostitucionit. Për R.L. kërkohen 12 vite burg, ndërsa për E.V. kërkohen 9 vite. Sipas hetimeve për një çështje të regjistruar në vitin 2025, dy të pandehurit dyshohet se kanë shfrytëzuar një grua për prostitucion, me qëllim përfitimin e parave. Nga deklarimet e gruas, ajo ushtronte prostitucion në zonën e Urës Vajgurore, në Berat. Ajo ka treguar se bashkëjetuesi i saj, R.L., ishte në dijeni të aktivitetit dhe merrte paratë që ajo fitonte. Ndërsa klientët, sipas saj, siguroheshin nga E.V. Të ardhurat e përfituara ndaheshin përgjysmë mes dy personave. Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit kanë tentuar gjithashtu ta dërgonin gruan në Greqi, duke kërkuar që...
Burimi:
javanews.al