Prokurori Special i Hagës kërkon 6 vite burg pët Hashim Thaçin, mbrojtja e tij kërkon lirinë e plotë…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar dënime me burgim për pesë të akuzuarit në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.Në fjalën përfundimtare, ZPS-ja ka kërkuar që Hashim Thaçi të dënohet me gjashtë vjet burgim, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu me nga tre vjet burgim, ndërsa Hajredin Kuçi me nëntë muaj burgim.“Bazuar në të gjitha provat, faktet, Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh në dënimin e zbatueshëm në këtë rast”, ka thënë Prokuroria.ZPS-ja ka kërkuar që dënimet të shqiptohen siç i...
Burimi:
sarandanews.com