PROKURORET KUNDER NDRYSHIMEVE TE RAMES: CENOHET SEKRETI HETIMOR
Shoqata e Prokurorëve kundërshton një pjesë të ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke paralajmëruar se kufizimi i kompetencave të prokurorëve dhe shtimi i barrierave procedurale mund të ngadalësojnë hetimet. Në një reagim zyrtar, Shoqata shprehet se mbështet përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e garancive për të drejtat e të pandehurve, por ngre shqetësime për disa prej ndryshimeve të propozuara. Sipas prokurorëve, projektligji rrezikon të kufizojë mjetet e hetimit, përfshirë kontrollet, sekuestrimet dhe përgjimet, duke ndikuar veçanërisht në hetimet për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Shoqata paralajmëron gjithashtu për kufizimin e informimit publik dhe cenimin e sekretit hetimor. Në reagim theksohet se ndryshimet duhet të bazohen në një analizë të plotë të problematikave të konstatuara në praktikë dhe se procesi i...
Burimi:
ntv.al