Projektligji i ri për sektorin minerar, ndryshojnë kriteret për lejet dhe detyrimet për rehabilitimin e peizazhit

Projektligji i ri për sektorin minerar, ndryshojnë kriteret për lejet dhe detyrimet për rehabilitimin e peizazhit

Zgjerimi i subjekteve që mund të përfitojnë të drejta minerare, lehtësimi i procedurave administrative dhe forcimi i detyrimeve për rehabilitimin e zonave të shfrytëzuara janë disa nga ndryshimet e propozuara në projektligjin e ri “Për sektorin minerar”, të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Projektligji parashikon që veprimtaria minerare të mund të ushtrohet edhe nga personat fizikë, krahas personave juridikë vendas dhe të huaj. Sipas relacionit shoqërues, kjo e drejtë do të jetë e kushtëzuar nga përmbushja e kritereve teknike, financiare dhe mjedisore të përcaktuara nga legjislacioni. Një tjetër ndryshim lidhet me garancitë financiare për veprimtarinë minerare, të cilat propozohet të mund të sigurohen edhe përmes bankave të huaja. Kështu, hiqet kufizimi që garancitë të lidhen vetëm me bankat e nivelit...