Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

Ministria e Drejtësisë ka hartuar dhe hedhur për konsultim projektligjin e posaçëm “Për masat procedurale dhe mbrojtjen e personave që angazhohen në pjesëmarrjen publike nga paditë haptazi të pabazuara dhe procedurat gjyqësore abuzive”. Nisma synon transpozimin e plotë të Direktivës (BE) 2024/1069, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive ndaj padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike, të njohura gjerësisht si SLAPP (Strategic Lawsuits Against Public Participation). Në relacionin shpjegues të draftit, hartuesit nënvizojnë natyrën dëmtuese të këtyre procedurave gjyqësore, duke vërejtur se “inicimi ose vazhdimi i një procedure gjyqësore nuk synon në mënyrë parësore realizimin apo mbrojtjen legjitime të një të drejte, por përdoret për të ushtruar presion, për të frikësuar, penguar, kufizuar ose ndëshkuar persona që marrin pjesë në debatin publik”. Për më tepër, relacioni evidenton...