Projekti i Teatrit të Operës dhe Baletit drejt finalizimit, pas tij nisin procedurat për ndërtim
10 November, 2026 - 19:24 Projekti i Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës po avancon drejt finalizimit, ndërsa pas përfundimit të projektit zbatues, Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të nisë procedurat e prokurimit për ndërtimin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila ka njoftuar se është informuar nga ekipi projektues për ecurinë e projektit, të cilin e ka cilësuar si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për kulturën në Kosovë, transmeton KultPlus. Projekti është hartuar nga studioja daneze e arkitekturës BIG, e udhëhequr nga arkitekti Bjarke Ingels. Sipas projektit, kompleksi do të përfshijë katër salla për shfaqje dhe performanca artistike, hapësira për prova dhe përgatitje të artistëve, si dhe ambiente për edukim,...
Burimi:
kultplus.com