Projekti i FSHF-së për Luginën e Preshevës merr mbështetjen e gjerë të komunitetit politik, sportiv e lokal
Nisma e Federatës së Futbollit për ndërtimin e dy fushave moderne të futbollit në Luginën e Preshevës po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga komuniteti lokal. Pas prezantimit të projektit, në Bujanoc janë përcjellë me entuziazëm pritshmëritë për ndërtimin e një infrastrukture të re sportive, e cila pritet t’u japë fëmijëve dhe të rinjve të kësaj zone mundësi më të mira për t’u stërvitur dhe për të zhvilluar pasionin e tyre për futbollin. Projekti që parashikon ndërtimin e dy fushave, në Komunën e Bujanocit dhe në Komunën e Preshevës, ka marrë edhe mbështetjen e drejtuesve vendorë, komunitetit sportiv dhe qytetarëve. Në Bujanoc, kryetari i komunës, z. Arbër Pajaziti, vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme të ndërmarrë nga FSHF. Ndër të tjera, z.Pajaziti ftoi edhe biznese...
Burimi:
telesport.al