Projekti “100 fushat”! Shqipërisë i shtohet një tjetër fushë me bar artificial

Projekti “100 fushat”! Shqipërisë i shtohet një tjetër fushë me bar artificial

19 Nëntor 2026 18:50 Telesport Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar, në mbledhjen e radhës, bashkëpunimin me Bashkinë Peqin për ndërtimin e një fushe futbolli me bar artificial, në kuadër të projektit madhor të FSHF-së “100 Fushat”. Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytetin e Peqinit dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e futbollit, veçanërisht për fëmijët, të rinjtë dhe ekipet sportive të zonës. Në kuadër të marrëveshjes, Bashkia Peqin do të mundësojë një sipërfaqe prej 19,695 m² dhe do të marrë përsipër ndërtimin e bazamentit dhe rrethimin e fushës, ndërsa FSHF do të financojë dhe realizojë vendosjen e tapetit me bar artificial, si dhe do të sigurojë portat, flamujt e këndit dhe pajisjet e...