Projektbuxheti 2027/ Shteti propozon pagesa mujore për fëmijët
Bonusi i bebeve pritet të ndryshojë formë nga viti 2027. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka prezantuar skemën e re të mbështetjes financiare për familjet me fëmijë, e cila parashikon pagesa mujore për pesë vitet e para të jetës, në vend të pagesës së vetme që jepet aktualisht në momentin e lindjes. Sipas propozimit të përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2027, skema do të zbatohet për fëmijët që lindin nga 1 korriku 2027 e në vijim. Masa e përfitimit do të përcaktohet nga numri i fëmijëve në familje. Konkretisht, për fëmijën e parë parashikohet një pagesë prej 5 mijë lekësh në muaj, ose 300 mijë lekë në total për pesë vite. Për fëmijën e dytë mbështetja do të jetë 7 mijë...
Burimi:
ntv.al