Progres-raporti, Rama me ambasadoren e BE: S’do të vëmë në pikëpyetje këtë mundësi historike për mustaqet e asnjë Çeloje

Progres-raporti, Rama me ambasadoren e BE: S’do të vëmë në pikëpyetje këtë mundësi historike për mustaqet e asnjë Çeloje

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat lidhur me progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Rama ka vlerësuar progres-raportin e këtij viti si më të mirin që Shqipëria ka marrë ndonjëherë, duke theksuar se vendi ka hyrë në fazën e fundit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij në konferencë me ambasadoren e BE,  Rama u ndal edhe te problematikat e evidentuara nga Brukseli, përfshirë vonesat në gjykata, mbikëqyrjen parlamentare, cilësinë e opinionit publik dhe përdorimin e tepruar të forcës nga policia gjatë protestave. “Për herë të parë, KE-ja ka paraqitur udhërrëfyesin orientues për katër vendet më të përparuara në procesin e negociatave. Për Shqipërinë, ky...