Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Meta reagon nga qelia: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit, ishte regres-raport

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Meta reagon nga qelia: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit, ishte regres-raport

Lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë dhe përfitimet nga Plani i Rritjes së Bashkimit Europian. Meta pretendon se vendi nuk po përmbush reformat e kërkuara dhe akuzon qeverinë e Edi Ramës për korrupsion, kapje të institucioneve dhe mungesë rezultatesh në procesin e integrimit europian. Postimi i Ilir Metës: “Nuk ka Europë dhe Regres-Raport, që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Edi Rama. Nga 922 milionë euro të parashikuara nga Plani i Rritjes së BE-së, Shqipëria, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka përfituar deri në fund të vitit 2025 vetëm 76.2 milionë euro mbështetje buxhetore. Për 228.47 milionë eurot e destinuara për investime, disbursimi ishte ZERO...