Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

Ministri Blendi Gonxhja u takua me ambasadoren e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi progresraportin për Shqipërinë. Gonxhja tha se raporti vlerëson përparimin në kulturë dhe në mbrojtjen e së drejtës së autorit, ndërsa kapitulli i negociatave për arsimin dhe kulturën është mbyllur përkohësisht. Për procesin e integrimit, ministri veçoi rekomandimin e Komisionit Europian që Këshilli të nisë në vitin 2027 përgatitjet për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Postimi i plotë i ministrit Gonxhja: “Raporti i Progresit 2026 i Komisionit Evropian konfirmon arritje të rëndësishme në fushat e kulturës, rinisë dhe pronësisë intelektuale, duke vlerësuar pozitivisht reformat dhe përafrimin me standardet evropiane. Me Ambasadoren e re të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, diskutuam mbi...