Progres-Raporti dhe integrimi, Marta Kos zbulon se kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së!

Progres-Raporti dhe integrimi, Marta Kos zbulon se kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së!

Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian atëherë kur Qeveria dhe Parlamenti të kenë përmbushur detyrimet. Kështu tha Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, duke iu përgjigjur pyetjes së A2 CNN, pas prezantimit të progres raportit për vendet kandidate. “Po, Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian nëse qeveria dhe parlamenti do të përmbushin detyrimet e tyre dhe nëse shtetet anëtare do ta mbështesin këtë proces”, tha Kos. E pyetur rreth protestave në Shqipëri dhe nëse shihte ngjashmëri me ato në Serbi, Kos u përgjigj: “Sa u përket protestuesve dhe protestave në Shqipëri, është e rëndësishme që njerëzit të kenë mundësinë të shprehin opinionet e tyre. Një pjesë e kërkesave që ata po parashtrojnë lidhet drejtpërdrejt me atë që ne po...