PROFIL/ Kush është Ervin Demo, ministri i ri i Brendshëm, nga shkollimi në Britani te zv.rektor dhe drejtimi i bashkisë së Beratit
Ervin Demo TIRANE- Ervin Demo është akademik shqiptar me një karrierë menaxheriale, administrative, pushtet lokal dhe politikan i angazhuar me mazhorancën socialiste. Ai ka lindur në Berat në vitin 1982, sot 44 vjeç. Formimi i tij profesional është kryesisht në fushën e menaxhimit, administrimit dhe arsimit të lartë, ndërsa gjatë viteve ka kaluar nga akademia në nivele të ndryshme të administratës publike dhe më pas në politikë. Demo ka kryer studimet Bachelor dhe Master në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa më pas ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, me fokus te menaxhimi dhe zhvillimi akademik. Karriera e tij akademike është e lidhur ngushtë me Universitetin e Tiranës. Që prej vitit 2004 ka qenë pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit, në Fakultetin...
Burimi:
zeri.ai