Profeti i madh i humbur në pasqyrën e shkretëtirës
Profeti i madh i humbur në pasqyrën e shkretëtirës Kapitali.al Ekziston një lloj i veçantë vetmie që nuk lind nga lartësia e intelektit, por nga humnera e delirit dhe mbrapshtësia e mendjes. Është vetmia absolute e dikujt që ngjitet mbi një dunë të lartë rëre, vesh mantelin e profetit dhe fillon të predikojë kotësinë përpara botës. Në teatrin e mendjes së tij, profeti i vetëshpallur është zëri i arsyes në një epokë marrëzie universale, një figurë tragjike, pothuajse mitologjike, që po sakrifikohet për të ndriçuar “shkretëtirën e veshëve të shurdhër”. Por ndërsa fjalët e shpëtimtarit, që kishte ardhur nga viset e largëta të një vendi të vogël për të shpëtuar botën e madhe, kumbonin në sallën e zbrazur, një dilemë e madhe ngrihej si hije....
Burimi:
sot.com.al