No Image Available

Profesori amerikan sfidon vendimin e Hagës: Nuk mohoj krimet, por…

Profesori amerikan Daniel Serwer ka kritikuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe duke shprehur kritika edhe ndaj vetë gjykatës. Në një reagim pas shpalljes së aktgjykimit, Serwer argumenton se, sipas tij, problematik nuk është vetëm vendimi i dhënë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, por edhe institucioni që e ka marrë këtë vendim. Megjithatë, profesori amerikan thekson se kjo nuk do të thotë se mohon ekzistencën e krimeve të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së. Sipas tij, disa prej pretendimeve për krime janë të mbështetura në fakte. Duke iu referuar në mënyrë të veçantë Hashim Thaçit, Serwer ka shprehur qëndrimin se ish-presidenti i Kosovës nuk...