Producentja e filmave “fantazi” do të organizojë ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Los Anxhelos 28”
29 Tetor 2026 11:46 Telesport Producentja e nominuar për çmimin “Oscar”, Kathleen Kennedy, është angazhuar për të mbikëqyrur ceremonitë e hapjes dhe mbylljes të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Los Anxhelosit në vitin 2028. Kennedy, e njohur për filma si ‘E.T.’ dhe ‘Jurassic Park’, u largua nga posti i presidentes së “Lucasfilm” në muajin janar. Kryetari i bordit drejtues të “LA28”, Casey Wasserman, vlerësoi aftësitë e saj në rrëfimin e historive. Gjithashtu, “LA28” shpalli sloganin zyrtar të Lojërave: ‘Stars Align’ (yjet rreshtohen). Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike do të zhvillohet më 14 korrik 2028, në “Los Angeles Memorial Coliseum” dhe në stadiumin “SoFi Stadium”.
Burimi:
telesport.al