Procesi në Hagë, Prokuroria: Thaçi udhëhoqi një skemë për ndikimin e dëshmitarëve nga paraburgimi
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë nisur deklaratat përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Hajredin Kuçit dhe Isni Kilajt, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Gjatë seancës, kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori Joshua Hafetz paraqitën argumentet e Prokurorisë së Specializuar, duke pretenduar se provat e grumbulluara dëshmojnë përpjekje të organizuara për pengimin e drejtësisë. Kryeprokurorja Kimberly West deklaroi se provat audio dhe dokumentet e grumbulluara tregojnë se Hashim Thaçi, edhe pse ndodhej në paraburgim, udhëzoi të bashkëakuzuarit për të ndikuar te dëshmitarët kryesorë të procesit. Sipas saj, qëllimi i këtij rrjeti ishte që dëshmitarët të ndryshonin ose përshtatnin rrëfimet e tyre. West veçoi udhëzimin e pretenduar të Thaçit ndaj dëshmitarëve me togfjalëshin “mos...
Burimi:
javanews.al