Problemi teknik në sistemin e kontrollit të trafikut provokon kaos në aeroportet britanike, mbi 1 400 fluturime të anuluara
Kaosi në trafikun ajror britanik po vazhdon edhe sot, pas një problemi teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror të NATS, që shkaktoi mijëra vonesa dhe anulime në aeroportet e vendit. Sipas Flightradar24, rreth 1 400 fluturime drejt dhe nga aeroportet britanike u anuluan të martën, ndërsa të mërkurën janë anuluar tashmë 177 fluturime të tjera. Pothuajse të gjitha anulimet e reja janë regjistruar në Heathrow të Londrës, aeroporti më i ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Problemi preku sistemin e përpunimit të të dhënave të fluturimeve të NATS, duke shkaktuar ndërprerje në disa prej aeroporteve kryesore, përfshirë Heathrow, Gatwick, Manchester dhe Stansted. Edhe pse defekti teknik u zgjidh, pasojat vazhdojnë për shkak të grumbullimit të avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve dhe nevojës për të riorganizuar...
Burimi:
kohajone.com