Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princi Harry ka shprehur dëshirën për të përmirësuar marrëdhëniet me të atin, Mbretin Charles III, dhe të vëllanë, Princin William, duke theksuar se pajtimi është gjëja më e rëndësishme në një kohë kur bota përballet me shumë probleme. Në një intervistë për revistën “GQ”, të zhvilluar në New York, Harry u shpreh se pavarësisht konflikteve të së kaluarës, ai dëshiron që marrëdhëniet me familjen të përmirësohen. “Disa njerëz nuk duan që gjërat të rregullohen. Unë dua që ato të rregullohen. Me gjithçka tjetër që po ndodh në botë, gjëja më e rëndësishme është pajtimi”, deklaroi ai. Duka i Sussex-it shtoi se, megjithëse plagët e së kaluarës mund të mbeten për një kohë të gjatë, mënyra se si njerëzit i përballojnë ato dhe aftësia për të...