Prezantohej si këshilltare e Ramës për tërmetin, gjykata le në burg gazetaren…

Prezantohej si këshilltare e Ramës për tërmetin, gjykata le në burg gazetaren…

Elton Qyno, Syri.net Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për Ina Cekaj, e cila u arrestua dy ditë më parë nga policia për akuzën e "Mashtrimit financiar më shumë se një herë" dhe "Falsifikimit të dokumentave" për qëllim përfitimi. Rezulton se Ina Cekaj, para disa vitesh ka punuar si gazetare pranë një emisioni televiziv, ku në fokus kishte zbulimin e njerëzve të humbur në Shqipëri. Kërkesa për mbylljen në burg të Ina Cekaj, është bërë nga prokurorja e çështjes, Mirela Kapo, e cila i shpjegoi gjyqtares se e arrestuara kishte ngritur një skemë mashtrimi tek banorët e dëmtuar nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Fushë-Krujë. Sipas akuzës Cekaj mekanizmin e mashtrimit e kishte ngritur duke u prezantuar si këshilltare e...