Presioni i protestave, jep dorëheqjen presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presioni i protestave, jep dorëheqjen presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale. Dorëheqja vjen në përfundim të mandatit të dytë presidencial të Vuçiçit. Sipas Kushtetutës së Serbisë, ai nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë presidencial. Në periudhën e tranzicionit, detyrën e presidentit të përkohshëm do ta ushtrojë Ana Brnabiç, ish-kryetare e parlamentit dhe një prej figurave drejtuese të Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Vuçiç kishte paralajmëruar dorëheqjen në një tubim në Beograd në fund të qershorit, por vendimin formal për largimin nga posti e mori tre muaj më vonë. Sipas ligjit serb, pas dorëheqjes së presidentit, zgjedhjet presidenciale duhet të zhvillohen brenda tre muajve. Kjo do të thotë se qytetarët serbë pritet të votojnë...