Presidentja Shiroka Pula: Kosova e sheh Belgjikën si partnere të rëndësishme në rrugëtimin e saj evropian

Presidentja Shiroka Pula: Kosova e sheh Belgjikën si partnere të rëndësishme në rrugëtimin e saj evropian

13 November, 2026 - 09:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës së Mbretit të Belgjikës.Presidentja Shiroka Pula në fjalën e saj para të pranishmëve tha se për Kosovën, Belgjika është shtet mik, i cili qëndroi pranë nesh në momentet më të vështira të historisë sonë.Ajo më tej tha se populli ynë nuk e harron solidaritetin e Belgjikës gjatë luftës së viteve 1998–1999, as qëndrimin e saj parimor në mbështetje të ndërhyrjes së NATO-s, për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit njerëzor, duke shtuar më tej se ky solidaritet do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive.Presidentja Shiroka Pula më tej shtoi se Belgjika që nga...