Presidentja Justina Shiroka Pula pret në takim delegacionin e Rrjetit të Grave të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të kryesuar nga Nermin Mahmuti, kryetare e Bordit të këtij rrjeti. Përfaqësueset e RrGK-së e kanë uruar Presidenten për detyrën e re, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave. Gjatë takimit është diskutuar për masat konkrete që duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre. Në këtë drejtim, përfaqësueset e RrGK-së kanë propozuar përfshirjen e femicidit në Kodin Penal, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave dhe fuqizimin ekonomik të grave. Po ashtu, është theksuar nevoja për rritjen e buxhetit për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave....
Burimi:
kultplus.com