Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën
Justina Shiroka Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia dorëzoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës presidentes së re, duke shënuar edhe kalimin zyrtar të detyrës. Shiroka Pula u zgjodh presidente nga Kuvendi i Kosovës me 81 vota. Zgjedhja e saj u bë në përfundim të afatit kushtetues, i cili përcaktonte 6 tetorin si datën e fundit për zgjedhjen e presidentit. Me marrjen e detyrës, Justina Shiroka Pula nis zyrtarisht mandatin e saj në krye të shtetit të Kosovës. Kush është Shiroka Pula? Shiroka Pula është ekonomiste dhe akademike, gruaja e parë që udhëheq Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), institucion i themeluar më 1975. Shkollimin fillor dhe...
Burimi:
gijotina.com