Presidentja e KE-së rikthehet në Shqipëri, Von der Leyen lë jashtë agjendës Serbinë

Presidentja e KE-së rikthehet në Shqipëri, Von der Leyen lë jashtë agjendës Serbinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ndryshuar axhendën e turit të saj në Ballkanin Perëndimor, duke lënë jashtë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Sipas Komisionit Evropian, vizitat në këto dy vende do të zhvillohen në një datë tjetër për shkak të zgjedhjeve të ardhshme. Von der Leyen pritet të vizitojë më 30 shtator dhe 2 tetor Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit politikë dhe do të inspektojë projekte të financuara nga BE-ja. Vendimi vjen në një periudhë tensionesh mes Brukselit dhe Beogradit, pas kritikave evropiane për pjesëmarrjen e zyrtarëve serbë në ceremoninë mortore të Ratko Mlladiçit. Edhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, kishte anuluar më herët një vizitë në Serbi. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare...