Presidenti i FSHF-së pret Paolo Zampolli, të dërguarin special të Donald Trump, për Partneritetet Globale
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Paolo Zampollin, të dërguarin special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për Partneritetet Globale. Zampolli ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite gjatë së cilës ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore, politikës dhe aktorë të ndryshëm në Shqipëri. Gjatë takimit me Presidentin Duka, diskutimi u përqendrua te roli që sporti dhe veçanërisht futbolli mund të luajnë në diplomacinë sportive, në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në promovimin e imazhit të një vendi në arenën globale. Presidenti Duka e njohu të dërguarin special me zhvillimin e futbollit shqiptar gjatë viteve të fundit, transformimin e infrastrukturës sportive, rritjen e standardeve të organizimit dhe përfaqësimin gjithnjë e më...
Burimi:
telesport.al