Presidenti i Federatës Gjermane “i shpall luftë” Infantinos: Është e rëndësishme që sistemi i tij të marrë fund
Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, është distancuar nga kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, më qartë se kurrë më parë dhe dëshiron të rrëzojë “sistemin” e tij, u shpreh ai për mediat gjermane. “Është e rëndësishme që edhe ky sistem i Infantinos të marrë fund,” tha Neuendorf për RTL/ntv, duke theksuar se kjo është madje “absolutisht e domosdoshme”. Neuendorf mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe të Këshillit të FIFA-s në Selanik të Greqisë dhe vazhdoi të theksonte skepticizmin e Gjermanisë ndaj një mandati të ri presidencial të Infantinos. “Marrëdhënia e besimit me Gianni Infantinon, me këtë udhëheqje të FIFA-s, është sigurisht e shkatërruar”. Presidenti i FIFA-s po kërkon një mandat tjetër, pavarësisht dështimit spektakolar të planit të tij për...
Burimi:
javanews.al