PRESIDENTI ERDOGAN NDEZ FITILIN, FLET PËR ZGJEDHJET E ARDHSHME / TURQIA NË ALARM POLITIK
Një deklaratë e Recep Tayyip Erdoganit ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Turqi. Presidenti turk, gjatë një takimi me mbështetësit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP, foli për “zgjedhjet e ardhshme”, duke dhënë një sinjal politik në një kohë kur në vend diskutohet për një ndryshim të mundshëm të kalendarit elektoral. “Me ndihmën e Zotit, do t’i kalojmë me sukses zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Erdogan. Megjithatë, presidenti turk nuk bëri asnjë njoftim zyrtar për zgjedhje të parakohshme. Deklarata e tij shihet si një sinjal politik, që mund të ushqejë më tej spekulimet për një votim para afatit. Në fjalimin e tij, Erdogan u ndal edhe te procesi që qeveria e tij e quan “Turqi pa terrorizëm”....
Burimi:
ntv.al