Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të pranishëm Rama, Demo dhe Nufi
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave. Mbledhja ka zgjatur më shumë se një orë dhe u zhvillua pas ngjarjeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Në fokus të diskutimeve ishte situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit. Në tryezë mësohet se është diskutuar edhe çështja e drejtimit të ri të SHISH, të cilin pas largimit të Hysenit e ka zënë drejtori i komanduar në SHISH, Elvis Lila. Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përfshin drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit dhe të sigurisë....
Burimi:
kohajone.com