Presidenca zbardh diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Çështje individuale, hetimet për Hysenin të zhvillohen të pavarura

Presidenca zbardh diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Çështje individuale, hetimet për Hysenin të zhvillohen të pavarura

pamje nga mbledhja TIRANË-Presidenca ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, e cila në fokus të diskutimeve kishte arrestin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni e cila dyshohet se ndihmoi me informacione sekrete shetërore biznesmenin Ergys Agasin gjatë arratisë.  Presidenca në një njoftim për mediat, thekson se në takim, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut, u theksua nevoja për koordinim institucional, respektimin e pavarësisë së hetimeve dhe rikthimin e besimit të qytetarëve te institucionet e sigurisë. Në njoftim thuhet se hetimet e drejtësisë lidhur me rastin të zhvillohen tërësisht të pavarura, duke nënvizuar se ngjarja në lidhje me ish-drejtoreshën e SHISH është çështje individuale. Njoftimi për mediat: Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit...