‘Premium Beach Hotel’ në Golem servir djath me baktere për turistët, AKU zbarkon në hotel pas helmimit: Probleme me higjenën
Premium Beach Hotel DURRËS-Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, pasi turistët kishin konsumuar ushqim në restorantin e hotelit. Turistët janë ndier keq dhe kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas u është konfirmuar se simptomat lidheshin me helmim ushqimor. Pas konfitmimit se ishin helmuar, grupi i turistëve, sipas Skyweb.al, i janë drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit përmes një ankese të dërguar në adresën zyrtare. Pas njoftimit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontroll në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem, ku raportohet se janë marrë mostra nga produktet ushqimore të përdorura në restorantin e hotelit, të cilat janë dërguar për analiza laboratorike. Në ambientet e kuzhinës së restorantit...
Burimi:
zeri.ai