Prapaskena e Interit, në fund të merkatos verore tentoi të merrte Federico Chiesa
24 Shtator 2026 13:35 Alfred Lleshi Mbyllja e merkatos verore ka lënë pas edhe disa prapaskena që nuk u bënë publike në kohë. Një prej tyre lidhet me Interin dhe mundësinë për të afruar një anësor ofensiv në ditët e fundit të merkatos. Sipas Fabrizio Romanos, në fund të gushtit, trajneri Chivu ishte i gatshëm të mirëpriste një futbollist të aftë për të eliminuar kundërshtarin në duele një kundër një dhe për të pasur më shumë paparashikueshmëri në sulm. Përveç Diouf, një profil i tillë mungon ende në skuadrën zikaltër. Gjithçka varej nga largimi i Luis Henrique. Rreth mesit të gushtit, braziliani ishte pranë transferimit te Roma dhe shitja e tij do t’i hapte Interit mundësinë për të bërë një tjetër afrim. Ndërkohë, blerja e...
Burimi:
telesport.al