Prada sfidon inteligjencën artificiale me një fushatë Krishtlindjesh të animuar me dorë
Shtëpia italiane e modës Prada ka zgjedhur t’i japë përparësi krijimtarisë njerëzore në fushatën e saj të re për Krishtlindje, duke iu larguar imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale dhe duke rikthyer animacionin tradicional të vizatuar me dorë. Fushata e titulluar “Drawing Prada: Animated By Hand” ndërthur pamjet filmike me personazhe dhe mjedise të animuara përmes vizatimit tradicional. Për realizimin e saj është angazhuar animatori me përvojë John Pomeroy, i cili ka udhëhequr një ekip artistësh për t’i dhënë jetë personazheve dhe skenave të fushatës. Në një kohë kur inteligjenca artificiale gjeneruese po përdoret gjithnjë e më shumë në industrinë e reklamave dhe modës, Prada e vendos mjeshtërinë artistike dhe punën e dorës në qendër të komunikimit të saj. Kjo zgjedhje vjen si një vlerësim...
Burimi:
kultplus.com